top of page

Bill Gates, njeriu më i adhuruar në botë

Bill Gates, themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft dhe njëri prej filantropistëve më të mëdhenj të botës është njeriu më i admiruar në botë. Ky rezultat vjen nga një anketim i revistës britanike “The Times”, për të cilën u pyetën mbi 14 mijë njerëz në disa vende të botës, përfshirë, Britaninë e Madhe, Kinën, Pakistanin e Shtetet e Bashkuara. Me një pasuri prej 78.5 miliardë dollarësh, Bill Gates vlerësohet jo vetëm për shifrat kolosale të siguruara nga bizenset e tij, por edhe për fondet e dhëna për bamirësi dhe për projekte zhvillimi.

I'm a paragraph. Click here to add your own text and edit me. I’m a great place for you to tell a story and let your users know a little more about you.

Ianë 17 miliardë dollarë të dhëna nga Gates për të kuruar sëmundje dhe epidemi në vende të ndryshme të botës, por edhe kundër urisë kryesisht vendet e varfëra. Bill Gates ndiqet në listë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama. Në vendin e tretë është presidenti rus Vladimir Putin, i cili mesaduket është votuar në masë nga bashkëkombasit e tij të pyetur në anketimin e revistës britanike. Ai është mjaft popullor pavarësisht se është përballur vazhdimisht me kritika për qeverisjen e tij autoritare dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Madje Putin lë pas edhe Papa Françeskut, i cili ndodhet në vendin e katërt. Vetëm pak javë më parë, ai u shpall njeriu i vitit për 2013 nga e përjavshmja amerikane Time, si njeriu që po ndryshon fytyrën e Vatikanit. Mbretëresha e Britanisë së Madhe ndodhet në vendin e 17 e ndjekur nga  Angelina Jolie dhe Oprah Winfrey në një listë ku femrat nuk janë të mirëpërfaqësuara.

Facebook sot mbush 10 vjec !

Nje enderr qe nisi ne dhomen e konviktit te 19-vjecarit Zuckeberg, ne Harvard, tashme e kthyer në një fenomen global dhe biznes miliona-dollarësh. Ne nje interviste per Mediat, Zuckeberg u shpreh: Kur iu fola miqve te mi ne universitet per facebook-un, te gjithe me konsideruan te cmendur, tashme ata jane rrogetare, dhe une vazhdoj te jem i cmendur...

© 2014 by Ermal nika ,Detyre kursi ne Web

Me te pelqyerat

Lajmet e fundit

Cilat jan me te rejat

Kontaktoni me ne


NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësit
NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësitTIRANE-Sasia masive e mbikëqyrjes që kryhet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, të gjitha në emër të luftës kundër terrorizmit, vazhdon të zbulohet shtresa nga shtresa. Në javët e fundit, ka pasur raporte se NSA ka tentuar që të depërtojë në rrjetet e lojërave online.

Një raport i ri nga ueb faqja gjermane Der Spiegel pretendon se NSA ndalon dërgesat e kompjuterëve në mes të rrugës për të instaluar softuerë dhe harduerë spiunë. Raporti, i cili është bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të brendshme të NSA-së, tregon aktivitetet e Office of Tailored Access Operations, ose TAO.

Sipas raportit, TAO është njësia e hakerëve të agjencisë dhe është përgjegjëse për të gjitha llojet e aktiviteteve, nga hyrja në kompjuter të bazuar në Windows deri te përgjimi në linjat e internet të cilat janë të vendosura nën oqean nga Evropa në Afrikën e Veriut.

Një pjesë e raportit pretendon se kur NSA ka në shënjestër një individ ose grup, dhe kur objektivi më pas porosit një kompjuter të ri, dërgesa mund të kapen nga TAO dhe drejtohet në laboratorin e tyre.

Raporti thekson:“Në këto të ashtuquajtura “stacione të ngarkesave,” agjentët hapin me kujdes pakot në mënyrë që të instalohen programe spiune, apo edhe komponente që mund të ofrojnë një derë të pasme për agjencitë e inteligjencës.”
 

Tel:00355685933612
Skype: adminalbaniainfotech
Mail: toni_93@hotmail.co.uk

Androit TV projekti i ardhshem.....

10-gjuhet me te perdorura ne Twiter.....

Monedha virtuale ne Indi...

Rrjeti social tersisht ne shqip....etj.

 

Your details were sent successfully!

bottom of page