top of page

Syzet që mund të ndryshojnë jetën tuaj seksuale

Teknologjia ka marr përmasa të jashtëzakonshme, kohët e fundit është duke u përfolur për një shpikje të re, për një palë syze të cilat mund të regjistrojnë aktin seksual. 

Bëhet fjalë për “Google Glass”. Këto syze do të lejojnë çiftin që të filmohen ndërsa bëjnë dashuri, për ta parë më tej raportin me sytë e partnerit. Syzet e veçanta janë ideuar nga Sherif Maktab dhe njihen ndryshe si “Sex with Glass”. Nuk është një aplikacion për të realizuar një film me pullë të kuqe, por shumë më thjeshtë se kaq. 

Ky aplikacion lejon që të sinkronizohen syzet dhe të filmojnë dy partnerët gjatë raportit seksual, duke u dhënë mundësinë që videoja të qëndrojë e regjistruar për 5 orë, ndërsa më tej të fshihet automatikisht. Ky aplikacion bën që të zbulohet raporti me partnerin, duke e parë marrëdhënien në shtrat me sytë e tjetrit.

/Shekulli Online/ E.L./

 

© 2014 by Ermal nika ,Detyre kursi ne Web

Me te pelqyerat

Lajmet e fundit

Cilat jan me te rejat

Kontaktoni me ne


NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësit
NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësitTIRANE-Sasia masive e mbikëqyrjes që kryhet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, të gjitha në emër të luftës kundër terrorizmit, vazhdon të zbulohet shtresa nga shtresa. Në javët e fundit, ka pasur raporte se NSA ka tentuar që të depërtojë në rrjetet e lojërave online.

Një raport i ri nga ueb faqja gjermane Der Spiegel pretendon se NSA ndalon dërgesat e kompjuterëve në mes të rrugës për të instaluar softuerë dhe harduerë spiunë. Raporti, i cili është bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të brendshme të NSA-së, tregon aktivitetet e Office of Tailored Access Operations, ose TAO.

Sipas raportit, TAO është njësia e hakerëve të agjencisë dhe është përgjegjëse për të gjitha llojet e aktiviteteve, nga hyrja në kompjuter të bazuar në Windows deri te përgjimi në linjat e internet të cilat janë të vendosura nën oqean nga Evropa në Afrikën e Veriut.

Një pjesë e raportit pretendon se kur NSA ka në shënjestër një individ ose grup, dhe kur objektivi më pas porosit një kompjuter të ri, dërgesa mund të kapen nga TAO dhe drejtohet në laboratorin e tyre.

Raporti thekson:“Në këto të ashtuquajtura “stacione të ngarkesave,” agjentët hapin me kujdes pakot në mënyrë që të instalohen programe spiune, apo edhe komponente që mund të ofrojnë një derë të pasme për agjencitë e inteligjencës.”
 

Tel:00355685933612
Skype: adminalbaniainfotech
Mail: toni_93@hotmail.co.uk

Androit TV projekti i ardhshem.....

10-gjuhet me te perdorura ne Twiter.....

Monedha virtuale ne Indi...

Rrjeti social tersisht ne shqip....etj.

 

Your details were sent successfully!

bottom of page