top of page
BE- Refuzon mosbesimin ndaj Google

Google duhet të përpiqet përsëri për të zgjidhur akuzat nga agjencia e mosbesimit e Bashkimit Evropian se ka një monopol në shërbimet e kërkimit në internet, nëse dëshiron të shmangë një gjobë të madhe. Sot, kreu i Komisionit Europian, Joaquin Almunia, ka deklaruar në një radio spanjolle se propozimi i fundit i Google nuk ka “eliminuar shqetësimet tona në lidhje me konkurrencën” në kërkimin online.
 
Associated Press raporton se komisioni mendon se oferta e re e Google nuk i zgjidh çështjet se si kompania merret me shërbimet e shqyrtimit online, së bashku me shërbimet që krahasojnë çmimet. Megjithatë, Almunia ka treguar se kompania ka ende një shans për të gjetur një zgjidhje, duke thënë: “… topi është ende në oborrin e Google.Por, brenda një afati kohor të shkurtër topi do të jetë këtu dhe pastaj do të jetë momenti për të marrë vendimin. “

Në një deklaratë të dërguar me email, zëdhënësi i Google, Al Verney tha, “Ne kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar shqetësimet e KE-së, duke rritur shikimin e shërbimeve rivale dhe kemi zgjidhur edhe çështje të tjera të veçanta.” Megjithatë, nuk ka asnjë fjalë në qoftë se Google do të ofrojë një marrëveshje tjetër.
 
Almunia tha se hetimi i komisionit mund të përfundojë në pranverën e vitit 2014; ai nuk e përjashton mundësinë e një gjobe të madhe për Google. Shërbimet e Google kanë 90 për qind të tregut në Evropë.

Banka Qendrore e Indisë njeh Dogecoin si monedhë virtuale
Banka Qendrore e Indisë njeh Dogecoin si monedhë virtualeINDI - Banka Qendrore e Indisë pranon Dogecoin si një monedhë të ligjshme virtuale, bashkë me monedhat e tjera virtuale, si Bitcoin dhe Litecoin.

Pas rritjes dhe uljes të monedhës më të madhe virtuale, Bitcoin, çmimi i të cilës arriti në 1000 dhe pësoi një rënie në 200 dollarë, shumë njerëz kanë kërkuar alternativa më të përhershme.

Dogecoin, e cila aktualisht është vlerësuar rreth 0.00000081 dollarë, po bëhet një alternativë e mirë dhe vendimi i Bankës Qendrore të Indisë mund të ngurtësojë pozicionin e saj në tregun e monedhave virtuale.

 

Monedha virtuale
Rrjeti social teresisht Shqip.


"Profili Im", rrjeti i parë social shqiptarTIRANE-Viti 2014 ka pasuruar hapësirën e mediave sociale për shqiptarët. Që prej datës 3 janar të këtij viti, është vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve Profili IM, një rrjet i ri social i ndërtuar plotësisht në gjuhën shqipe.

Profili IM (http://profili.im/) i krijon përdoruesit mundësi të lidhet me persona që i përshtaten më tepër pasi përdor një sistem inteligjent që mundëson gjetjen e personave që ka më pranë dhe që ndajnë njëkohësisht interesa të përbashkëta me të. Ky rrjet social mbështet ngarkimin e fotove me cilësi maksimale dhe përdoruesi është i lirë të ngarkojë një numër të pafundmë fotosh.

Përdoruesit mund të shkëmbejnë mesazhe private ose në grup. Rrjeti mbështet gjithashtu komunikimin me video midis dy ose më tepër personave, lojëra në grup, shpërndarjen e skedarëve dhe biseda me tekst. Rrjeti i mundëson përdoruesve vlerësimin e të tjerëve me anë të votimeve.

Çdo përdorues ka mundësi të përzgjedhë të preferuarit e tij, gjë që e lejon më pas të informohet mbi aktivitetet e tyre. Përveç këtyre, përdoruesi mund të bëjë edhe pyetje publike. Profili IM ndryshe nga platformat e tjera është një rrjet social i hapur ku shikimet dhe profilet janë të dukshme për të gjithë.

Mesa duket, Profili IM ka ecur mirë që në ditët e para pasi është vënë re se vetëm dy ditë pasi rrjeti u bë publik, numri i përdoruesve të regjistruar arriti në 500 dhe po gjatë këtyre dy ditëve janë dërguar në total mbi 6357 mesazhe.

Ndërtimi i këtij rrjeti është mundësuar nga dy vëllezërit Dajan dhe Dorjan Vulaj. Më konkretisht, Dajan Vulaj ka qenë programuesi i vetëm i kësaj faqeje dhe vlen të përmendet se ai është vetëm 18 vjeç. Për dizajnin dhe grafikën Flat (të sheshta dhe të kënaqshme për syrin e përdoruesit) është kujdesur Dorjan Vulaj.

Ideja e projektit Profili IM lindi si rezultat i nevojës së studentëve për shpërndarjen e projekteve, punëve, leksioneve dhe detyrave mes njëri-tjetrit. Çdo përdorues, në bazë të shkollës dhe të degës ku studionte merrte në mënyrë automatike informacione të shpërndara nga përdorues të së njëjtës degë.

Me kalimin e kohës, përveç studentëve filluan të regjistroheshin dhe persona të tjerë. Pikërisht në këtë moment lindi ideja për krijimin e një rrjeti social më të sofistikuar që i dedikohej njohjeve midis të rinjve shqiptarë.

Me lindjen e kësaj ideje të re, Profili IM u dizajnua dhe u programua nga zero. U nevojitën plot dy muaj që ideja të kthehej në realitet. Aktualisht po punohet për ndërtimin e aplikacionit përkatës të këtij rrjeti për iPhone dhe Android si dhe për krijimin e faqeve të veçanta për telefonat inteligjentë dhe tabletë.

Pjesa më e madhe e faqes nuk është publikuar ende pasi është në ndërtim e sipër. Në vazhdim do të shtohen informacione nga Shqipëria, foto dhe video gazmore si dhe shumë përmbajtje të tjera

SHBA - Telefoni i ardhshëm i Samsung, Galaxy S5 pritet të debutojë në Kongresin Botëror të Celularëve 2014 (MWC). Më herët është thënë se Samsung do të nxjerrë Galaxy S5 në treg më parë se versionet e tjera, për shkak të shitjeve të dobëta të Galaxy.

Tani, Dong-Hun Chang, zëvendës Presidenti dhe Shefi i Projektimit në Samsung, ka zbuluar për gazetarët gjatë festës së Vitit të Ri në Seul, se prezantimi i telefonit mund të bëhet gjatë MËC 2014.

Telefoni i ardhshëm nga Samsung, i cili thuhet se do vijë me procesor octa-core Exynos 64-bit, 2/4GB RAM LPDDR4 dhe kamera 16 megapiksel me stabilizim optik, do të bëhet nga një “material i ri,” sipas Chang. Samsung nuk ka vendosur ende nëse do të përfshijë një ekran elastik në Galaxy S5.

Foto informacion

© 2014 by Ermal nika ,Detyre kursi ne Web

Me te pelqyerat

Lajmet e fundit

Cilat jan me te rejat

Kontaktoni me ne


NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësit
NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësitTIRANE-Sasia masive e mbikëqyrjes që kryhet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, të gjitha në emër të luftës kundër terrorizmit, vazhdon të zbulohet shtresa nga shtresa. Në javët e fundit, ka pasur raporte se NSA ka tentuar që të depërtojë në rrjetet e lojërave online.

Një raport i ri nga ueb faqja gjermane Der Spiegel pretendon se NSA ndalon dërgesat e kompjuterëve në mes të rrugës për të instaluar softuerë dhe harduerë spiunë. Raporti, i cili është bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të brendshme të NSA-së, tregon aktivitetet e Office of Tailored Access Operations, ose TAO.

Sipas raportit, TAO është njësia e hakerëve të agjencisë dhe është përgjegjëse për të gjitha llojet e aktiviteteve, nga hyrja në kompjuter të bazuar në Windows deri te përgjimi në linjat e internet të cilat janë të vendosura nën oqean nga Evropa në Afrikën e Veriut.

Një pjesë e raportit pretendon se kur NSA ka në shënjestër një individ ose grup, dhe kur objektivi më pas porosit një kompjuter të ri, dërgesa mund të kapen nga TAO dhe drejtohet në laboratorin e tyre.

Raporti thekson:“Në këto të ashtuquajtura “stacione të ngarkesave,” agjentët hapin me kujdes pakot në mënyrë që të instalohen programe spiune, apo edhe komponente që mund të ofrojnë një derë të pasme për agjencitë e inteligjencës.”
 

Tel:00355685933612
Skype: adminalbaniainfotech
Mail: toni_93@hotmail.co.uk

Androit TV projekti i ardhshem.....

10-gjuhet me te perdorura ne Twiter.....

Monedha virtuale ne Indi...

Rrjeti social tersisht ne shqip....etj.

 

Your details were sent successfully!

bottom of page