|Albania-Infotech
Llamba Inteligjente
Sistemet e alarmeve dhe ndricimi inteligjent nuk janë më dicka e re, por së fundmi qëllimi kryesor është që të dyja të kombinohen në një të vetme.
Kompania BeON me bazë në Massachusetts ka zhvilluar llamba inteligjente BeOn bulbs, të cilat mësojnë shprehitë tuaja dhe i zbatojnë ato kur ju nuk jeni në shtëpi apo jeni me pushime. Gjithashtu ato ruajnë energji rezervë dhe përgjigjen nëse dikush i bie deres . Edhe pse janë një alternativë shumë e mirë për sistemet e instaluara të sigurisë, nuk janë edhe shumë të lira, çmimet fillojnë nga 199 dollarë për tre copë.
Sensorët të vendosur në llambë kopjojnë lëvizjet që ju bëni dhe më pas fiket e ndizet duke dhënë iluzionin se jeni në shtëpi
Këto llamba inteligjente mund të vendosen edhe në ambientet jashtë shtëpisë, si dhe të lidhen me alarmin e tymit për të paralajmëruar pronarët e shtëpive në mes të natës në rast të ndonjë ngjarjeje