|Albania-Infotech
Rreth nesh
Qellimi kryesore e kesaj faqe eshte te njoh publikun me te rejat me te fundit te botes se teknologjise !
Pasioni mbi teknologjine
Jam i pasionuar pas teknologjise se re dhe avancimit te saj dita dites,Studimet ne universitet jan nje shtys e mire per mua.Jam ktu me ju per te ndare cdo te re rreth ksaj fushe.


10-Gjuhet me te perdorura ne Twiter.
10 gjuhët më të përdorura në ‘Twitter’
10 gjuhët më të përdorura në ‘Twitter’SHBA - Anglishtja është gjuha më e përdorur në “Twitter”, por shumë cicërima të publikuara nuk janë në gjuhën amtare të themeluesit të kompanisë.
Pak më shumë se një e treta (34%) e të gjitha cicërimave ishin në gjuhën angleze gjatë muajit shtator. Me 16%, japonishtja është gjuha e dytë më e përdorur në rrjetin social, ndërsa gjuha spanjolle ka zënë vendin e tretë.
Krijuar nga Statista, tabela më poshtë, tregon 10 gjuhët më popullore në rrjetin social “Twitter”
Android TV projekti i se ardhmes.
Ndërkohë që ofruesit e televizioneve kabllore po përpiqen të ngushtojnë tregun e tyre për të mbajtur konsumatorët sa më shumë të lidhur pas shërbimit që ofrojnë, prodhuesit e televizorëve po punojnë për t’u rritur sa më tepër.
Digitimes ka raportuar se shkrirja e grupit të punës së Google TV me ekipin e Android mund të jetë një shenjë që tregon se Google po ndërmerr një hap të rëndësishëm në tregun e televizorëve.
Sipas raportit, suksesi i Chromecast (pajisje e zhvilluar nga Google që lejon përdoruesit të shohin video, të shpërndajnë faqe të shfletuesit Google Chrome ose të hapin në ekranin e televizorit këngët që kanë ruajtur në smartfonët, tabletët ose kompjuterat e tyre) do të gjenerojë më tepër kërkesë për televizorët Android në treg dhe do të shndërrojë sistemin Android TV një pajisje të rëndësishme për argëtimin në familje për shkak të mundësisë së tij për t’u lidhur me smartfonët.
E ardhmja e Apple TV vazhdon të jetë një mister ngacmues, por aktualisht Chromecast renditet në krye të listës së pajisjeve elektronike më të shitura në Amazon. Edhe njëherë tjetër Google vazhdon të qëndrojë një hap para në këtë konkurrencë.
Apple marrveshje me Kinen
Gjigandi i teknologjisë amerikane Apple ka nënshkruar një marrëveshje për të sjellë celularët iPhone-at në kompaninë telefonike kineze “China Mobile”, e cila ka më shumë se 760 milion abonentë.
Apple ka kërkuar të rrisë shitjet në Kinë, e cila ka tregun më të madh të smartfonave në botë, por nuk ka qenë e thjeshtë për shkak të konkurencës në rritje. “Kina është një treg shumë i rëndësishëm për firmën “Apple.
Partneriteti ynë me kompaninë “China Mobile” na njohën me mundësinë për t’i sjellë produktin Iphone, kilentëve të kompanisë telefonike më të madhe në botë” ”-u shpreh shefi ekzekutiv i apple gjatë një deklarate.
Më parë, ai është shprehur se pret që Kina të zëvendësojë Amerikën e veriut, e cila është burimi më I madh I ardhurave të Apple. Iphone është produkti më I rëndësishëm Ii firmës Apple përsa I përket fitimeve.
Kina është vendi me numrin më të madh të përdoruesve të iphonëve në botë një shifër që arrin deri në 1.2 milardë.