top of page

Progamuesit me te medhenje ne historin e webit

1. Dennis Ritchie Ai ishte një programues amerikan, i lindur në 1941 dhe vdiq në 2011. Bashkë me një kolegun e tij, ai zhvilloi Gjuhën C dhe ishte bashkëpunëtor në zhvillimin e sistemit të operimit UNIX. Ndër të tjerë, ai punoi për Alcatel-Lucent dhe për Bell Labs. Dennis Ritchie ndryshoi epokën dixhitale duke krijuar Gjuhën C. Gjuhë të tjera që janë shkruar në C janë Lisp, Visual Basic, Pascal, COBOL, Turbo pascal 7.0, PL/1, ADA, etj. Për programuesit e rinj, Gjuha C është shumë e përshtatshme për shkak të sintaksës së thjeshtë. Dennis Ritchi mori çmimin Turing bashkë me kolegun e tij Ken Thompson për implementimin dhe zhvillimin e sistemit UNIX në vitin 1983.

 

Mark Zuckenberg Mark Zuckenberg

2. Mark Zuckenberg Ai krijoi Facebook bashkë me miqtë e tij kur ishte vetëm 20 vjeç në Universitetin Harward duke e shkruar në Gjuhën C++ dhe PHP. Fillimisht Facebook ishte i disponueshëm vetëm për studentët e Harward. Mark thotë që është shumë i apasionuar me gjuhët e programimit dhe me kodimin. Kur ishte i ri ai krijoi një messenger të quajtur “Zucknet” që bënte të mundur chat me kompjutera. Në vitin 2003, Mack krijoi Facemash, një ëebsite ku krahasoheshin studentët e Harëard me njëri-tjetrin me anë të fotove. Ky ishte vetëm fillimi i idesë së Facebook.

 

wozniak - albanian tech3. Steve Wozniak Wozniak është i famshëm për zhvillimin e Apple 1 dhe Apple 2 dhe njihet si truri prapa kompanisë Apple. Në vitin 1976 ai bashkë me Jobs zhvilluan hardware, bord qarku dhe sistemin e operimit për kompjuterin e parë Apple. Pas tij, Wozniak zhvilloi kompjuterin e parë personal me grafikë me ngjyra me gjuhën Integer BASIC dhe kjo pajisje mori emrin Apple 2. Për disa kohë pas shkëputjes nga Apple, Steve ëozniak jepte mësim në një shkollë fillore për lëndën e kompjuterikës. Në vitin 2006 ai boton autobiografinë e tij “iWoz: From Computer Geek to Cult Icon (Nga entuziast kompjuteri në ikonë kulti). Tani ai punon si Krye Shkencëtar për Fusion-io.

 

Bill Gates Bill Gates 4. Bill Gates Themeluesi i kompanisë më të madhe të softwareve në botë dhe gjithashtu kryetar bordi i Fondacionit Gates, është gjithashtu në këtë listë (e si të mungonte?). Ai filloi të merrej me kompjutera që në moshën 13 vjeçare. Kur ishte 17 vjeç ai formon një kompani të quajtur Traf-o-data. Në moshën 20 vjeç themelon Microsoft Inc. dhe gjithashtu krijon sistemin e operimit (të mirënjohur nga brezat e vjetër) MS-DOS dhe më vonë Windows OS (seria më e suksesshme e sistemeve të operimit). Një thënie e tij për programimin: “Të masësh progresin e programimit me rreshtat e kodit, është si të masësh ndërtimin e një aeroplani me anë të peshës.”

 

 

Linus Torvalds Linus Torvalds 5. Linus Torvalds Torvalds është një inxhinier software, koordinator projektesh, hacker dhe krijues i Linux. Në vitin 1991, Linus Torvalds lançon Linux 0.11 që e kishte shkruar në Gjuhë C. Linux suporton më shuëm se 20 platforma tani dhe është sistem me burim të hapur (open source). Revolucioni që ka nisur Linus ende zhvillohet edhe sot me rritjen gjithnjë e më të madhe të sistemeve open source. Thënie nga Torvalds për programimin: “Shumica e programuesve nuk shkruajnë kode për pagesën apo përgëzimet nga publiku, por sepse kanë dëshirë të programojnë dhe është qejf.” Kjo ishte një listë e shkurtër e programuesve e marrë nga ketu por programues të tjerë të mëdhenj janë Larry Page, Brin Sergy, Bjarne Stroustrup, etj. Këta dhe shumë të tjerë do i përmendim më shpesh në të ardhem me disa postime të shkurtra biografike për ta.

© 2014 by Ermal nika ,Detyre kursi ne Web

Me te pelqyerat

Lajmet e fundit

Cilat jan me te rejat

Kontaktoni me ne


NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësit
NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësitTIRANE-Sasia masive e mbikëqyrjes që kryhet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, të gjitha në emër të luftës kundër terrorizmit, vazhdon të zbulohet shtresa nga shtresa. Në javët e fundit, ka pasur raporte se NSA ka tentuar që të depërtojë në rrjetet e lojërave online.

Një raport i ri nga ueb faqja gjermane Der Spiegel pretendon se NSA ndalon dërgesat e kompjuterëve në mes të rrugës për të instaluar softuerë dhe harduerë spiunë. Raporti, i cili është bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të brendshme të NSA-së, tregon aktivitetet e Office of Tailored Access Operations, ose TAO.

Sipas raportit, TAO është njësia e hakerëve të agjencisë dhe është përgjegjëse për të gjitha llojet e aktiviteteve, nga hyrja në kompjuter të bazuar në Windows deri te përgjimi në linjat e internet të cilat janë të vendosura nën oqean nga Evropa në Afrikën e Veriut.

Një pjesë e raportit pretendon se kur NSA ka në shënjestër një individ ose grup, dhe kur objektivi më pas porosit një kompjuter të ri, dërgesa mund të kapen nga TAO dhe drejtohet në laboratorin e tyre.

Raporti thekson:“Në këto të ashtuquajtura “stacione të ngarkesave,” agjentët hapin me kujdes pakot në mënyrë që të instalohen programe spiune, apo edhe komponente që mund të ofrojnë një derë të pasme për agjencitë e inteligjencës.”
 

Tel:00355685933612
Skype: adminalbaniainfotech
Mail: toni_93@hotmail.co.uk

Androit TV projekti i ardhshem.....

10-gjuhet me te perdorura ne Twiter.....

Monedha virtuale ne Indi...

Rrjeti social tersisht ne shqip....etj.

 

Your details were sent successfully!

bottom of page