|Albania-Infotech
Librat të ndryshojnë jetën... dhe trurin
Shkencëtarët e Universitetit “Emory” në Atlanta sapo kanë botuar në revistën “Brain Connectivity” një studim në të cilin është treguar se si leximi për shembull i një romance, krijon një ndikim shumë domethënës në mendje dhe në tru, veçanërisht me një rritje të lidhjes në dy zona të trurit të njohura si “sulcus qendror” dhe “korteksi temporal i majtë”.
Për të kuptuar se cili do të ishte ndikimi i leximit te mendja dhe truri, neuroshkencëtari prof. Gregori Bërns(Gregory Berns) dhe kolegët e tij rekrutuan 21 studentë. Atyre iu kërkua që të lexonin romanin thriller të Robert Harris të titulluar “Pompei”. Ngjarjet e këtij romani zhvilloheshin në vitin ‘79 pas Krishtit, dy ditë para shpërthimit të Vezuvit që goditi qytetet e Pompeit, Herculaneumit dhe të Stabias. Protagonisti kryesor ndër të tjera, duhet të shpëtojë nga shpërthimi edhe gruan që dashuron.
“Për ne ishte e rëndësishme që libri të kishte një linjë narrative të fortë në mënyrë që pjesëmarrësit në studim të lexonin një libër me një traumë intrigante”, shpjegon prof. Bërns. Pasi pjesëmarrësit në studim nisën leximin e romanit, ata iu nënshtruan skanimit fMRI (rezonancës magnetike funksionale për imazhet).
Ndërkohë, analizimi i tyre nga shkencëtarët zgjati për 19 ditë rresht. Studentëve, rezonanca magnetike u është bërë funksionale gjatë 5 ditëve të para kur ata ishin në gjendje pushimi. Pas kësaj, gjatë nëntë ditëve të tjera, studentët lexuan pjesë të veçanta të romanit deri sa nuk arritën në fund. Për të verifikuar nëse kishin lexuar vërtet romanin dhe pjesët e veçanta, pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe një sërë pyetjesh.
Më pas ata u bënë sërish objekt i fMRI gjatë një faze pushimi në të cilën nuk kishin lexuar romanin për pesë ditë. Rezultatet e testeve treguan se leximi i një romani, novele, etj., shkakton efekte të qëndrueshme në pjesët e trurit përgjegjëse për gjuhën, ndërkohë që perceptimi ndodh tek pjesët e tjera të deleguara në krijimin e përfaqësive shqisore të trupit. Gjatë skanimeve fMRI të kryera në mëngjes, pas seancave të leximit, hulumtuesit gjithashtu vërejtën një rritje të lidhjes së korteksit temporal të majtë, e cila është një zonë e trurit që lidhet me perceptimin e gjuhës.