top of page
This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now
|Albania-Infotech
  • Faqja kryesore

  • Reklama

  • Vidieo

  • Lajme

    • Teknologji moderne
    • Programuesit me te mire
    • Albumi i fotografive
    • Bill Gates, njeriu më i adhuruar në bot
    • Roboti i Pare Shqiptare
    • Syzet që mund të ndryshojnë jetën tuaj
    • Rrobaqepsi ne kompjuter
    • Komandat nga tastjera
    • Nje "Kushtetute" per internetin
    • Inteligjenca Artificiale
  • Rreth nesh

    • Na Kontaktoni
  • More

    Use tab to navigate through the menu items.
     

    Kolonizimi i marsit,misioni me i fundit nga NASA

    Mision për kolonizimin e Marsit, përzgjidhen 1000 persona
    Mision për kolonizimin e Marsit, përzgjidhen 1000 personaDANIMARKË-Organizatorët e një misioni ambicioz privat për të kolonizuar Marsin, thonë se nga 200,000 aplikacione që kanë pranuar të bëhen pjesë e misionit, 1000 persona janë përzgjedhur për të kaluar në fazën e dytë testuese.

    Ekipi përfundimtar për misionin në planetin Mars pritet të përzgjidhet përmes një emisioni televiziv. Fondacioni danez, i cili qëndron prapa misionit të pagëzuar “Marsi Një”, ka hedhur në shitje të drejtën e filmimit të trajnimit të kandidatëve potencialë, fitimet do mbulonin një pjesë të shpenzimeve prej 6 miliardë dollarë, sa vlerësohet se do të kushtojë ky mision.

    Misioni në Mars pritet të niset në vitin 2024. Në rrethin e dytë të kualifikimeve për udhëtimin hapësinor, kandidatët do t’i nënshtrohen, sipas organizatorit, “stimulimeve rigoroze” për të testuar gatishmërinë e tyre fizike dhe emocionale. Udhëtimi gjashtëmujor për në Mars, është udhëtim vetëm një drejtimësh.

     

     

    24 janar 1984: Mbërrin kompjuteri i parë Macintosh

     

    Videoja e reklamës “1984” që mbetet edhe sot një klasike e industrisë së marketingut

     

    Nga Ruben Avxhiu

    Kompjuterat Macintosh zënë vetëm 5% të tregut të përgjithshëm botëror dhe sidomos, jashtë botës perëndimore nuk blihen më shumë se 1% e megjithatë pak momente në historinë botërore të teknollogjisë informatike janë të ngjashme me nxjerrjen në skenë të modelit nga Apple dhe Steve Jobs në 24 janar 1984.
    Ngjarja ilustron më së miri edhe natyrën e punës së njeriut që më vonë do të na jepte “vegla” si iPod, iPhone, iPad etj.
    Në një botë të mbizotëruar nga prodhues gjigandë si IBM dhe pastaj Microsoft, Steve Jobs pëlqente figurën e një revolucionari që shfaqet për të ndryshuar gjithshka.
    Bashkë me regjizorin e ri Ridley Scott, ata konceptuan një reklamë që merrte shkas nga libri i famshëm “1984” i George Orwellit duke e ofruar daljen në dritë të komjuterit Macintosh, si një fitore të lirisë për të zgjedhur, të larmisë, pluralizmit dhe rrëzimin e dominimit.
    Ja videoja e reklamës që u shfaq për herë të parë në pushimin e ndeshjes së finales “Superbowl” të vitit 1984. Edhe ajo vetë ka hyrë në histori si një nga reklamat më mbresëlënëse të kohës së vet:

     

     

    24 janar 1984: Mbërrin kompjuteri i parë Macintosh

     

    Videoja e reklamës “1984” që mbetet edhe sot një klasike e industrisë së marketingut

     

    Nga Ruben Avxhiu

    Kompjuterat Macintosh zënë vetëm 5% të tregut të përgjithshëm botëror dhe sidomos, jashtë botës perëndimore nuk blihen më shumë se 1% e megjithatë pak momente në historinë botërore të teknollogjisë informatike janë të ngjashme me nxjerrjen në skenë të modelit nga Apple dhe Steve Jobs në 24 janar 1984.
    Ngjarja ilustron më së miri edhe natyrën e punës së njeriut që më vonë do të na jepte “vegla” si iPod, iPhone, iPad etj.
    Në një botë të mbizotëruar nga prodhues gjigandë si IBM dhe pastaj Microsoft, Steve Jobs pëlqente figurën e një revolucionari që shfaqet për të ndryshuar gjithshka.
    Bashkë me regjizorin e ri Ridley Scott, ata konceptuan një reklamë që merrte shkas nga libri i famshëm “1984” i George Orwellit duke e ofruar daljen në dritë të komjuterit Macintosh, si një fitore të lirisë për të zgjedhur, të larmisë, pluralizmit dhe rrëzimin e dominimit.
    Ja videoja e reklamës që u shfaq për herë të parë në pushimin e ndeshjes së finales “Superbowl” të vitit 1984. Edhe ajo vetë ka hyrë në histori si një nga reklamat më mbresëlënëse të kohës së vet:


     

    Mac solli ndërfaqen grafike e përdoruesit dhe “miun” (mouse), të cilat ishin dy ngjarje më vete që revolucionalizuan industrinë.
    Mirëpo, megjithë ambicjen e madhe kompjuteri ishte shumë i shtrenjtë dhe ky model i parë humbi betejën për tregun. Ai kushtonte $2,495, një shifër shumë e lartë, që me standardin e sotëm të dollarit do të thotë më shumë se $5,500.
    Përveç çmimit ai vuante edhe nga problem të tjera, disa prej të cilave janë përgjegjësi e vetë vizionarit Steve Jobs që ishte i fiksuar kundër zhurmës që bëjnë kompjuterat dhe këmbënguli që të mos kishte ventilator. Kjo bëri që në industrinë e kompjuterave, Mac të njihej me humor afërsisht si “bukëthekësja ngjyrë bezhë”.

    Në këto tre dekada kemi pasur shumë versione të tjera të kompjuterave Mac. Megjithë, pjesën e vogël të tregut, prodhimet Apple janë po aq të famshme sa PC (Kompjuterët Personalë) që dominojnë tregun. Kjo për disa arsye. Një ndër to padyshim ka të bëjë me programet e dizajnit që e bënë Mac kompjuterin e preferuar në botën artistike dhe atë të medias.
    Më poshtë është modeli i kompjuterave Macintosh Classic të përdorur fillimisht në gazetën “Illyria”, në New York.

    Sukseset e tjera të kompanisë Apple gjithashtu luajtën një rol në fuqizimin e imazhit të Mac. Mbi të gjitha një lloj besnikërie fanatike, gati si kult, e shumë prej përdoruesve të tyre gjithashtu ndikuan në solidaritetin dhe këmbënguljen e këtyre prodhimeve në treg.
    Mac gjithashtu iu përshtat disi tregut, pavarësisht prej natyrës kokëfortë të vizionarit Steve Jobs, duke krijuar programe të ngjashme me ato që përdoren në PC duke bërë që të dy gjigandët konkurrentë të kenë pika të përbashkëta dhe nganjëherë të ndajnë pjesë të të njëjtit treg.

     

    © 2014 by Ermal nika ,Detyre kursi ne Web

    Me te pelqyerat

    albania infotech.jpg
    albania infotech.jpg
    press to zoom
    78687.jpg
    78687.jpg
    press to zoom
    78397.jpg
    78397.jpg
    press to zoom
    78427.jpg
    78427.jpg
    press to zoom
    78046_1.jpg
    78046_1.jpg
    press to zoom
    78818.jpg
    78818.jpg
    press to zoom
    78174.jpg
    78174.jpg
    press to zoom
    78529.jpg
    78529.jpg
    press to zoom

    Lajmet e fundit

    Cilat jan me te rejat

    Kontaktoni me ne


    NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësit
    NSA infekton kompjuterët para se të arrijnë tek blerësitTIRANE-Sasia masive e mbikëqyrjes që kryhet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, të gjitha në emër të luftës kundër terrorizmit, vazhdon të zbulohet shtresa nga shtresa. Në javët e fundit, ka pasur raporte se NSA ka tentuar që të depërtojë në rrjetet e lojërave online.

    Një raport i ri nga ueb faqja gjermane Der Spiegel pretendon se NSA ndalon dërgesat e kompjuterëve në mes të rrugës për të instaluar softuerë dhe harduerë spiunë. Raporti, i cili është bazuar në shqyrtimin e dokumenteve të brendshme të NSA-së, tregon aktivitetet e Office of Tailored Access Operations, ose TAO.

    Sipas raportit, TAO është njësia e hakerëve të agjencisë dhe është përgjegjëse për të gjitha llojet e aktiviteteve, nga hyrja në kompjuter të bazuar në Windows deri te përgjimi në linjat e internet të cilat janë të vendosura nën oqean nga Evropa në Afrikën e Veriut.

    Një pjesë e raportit pretendon se kur NSA ka në shënjestër një individ ose grup, dhe kur objektivi më pas porosit një kompjuter të ri, dërgesa mund të kapen nga TAO dhe drejtohet në laboratorin e tyre.

    Raporti thekson:“Në këto të ashtuquajtura “stacione të ngarkesave,” agjentët hapin me kujdes pakot në mënyrë që të instalohen programe spiune, apo edhe komponente që mund të ofrojnë një derë të pasme për agjencitë e inteligjencës.”
     

    Tel:00355685933612
    Skype: adminalbaniainfotech
    Mail: toni_93@hotmail.co.uk

    • icono twitter.jpg
    • google_plus_1.jpg
    • is320.jpg

    Androit TV projekti i ardhshem.....

    10-gjuhet me te perdorura ne Twiter.....

    Monedha virtuale ne Indi...

    Rrjeti social tersisht ne shqip....etj.

     

    Ja si do jet NOKIA Luma ne te ardhmen

    Your details were sent successfully!

    bottom of page